VIDEO/ Pasaliç gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Torino mposht Atalantën e Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 20:37

VIDEO/ Pasaliç gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Torino mposht Atalantën e Gjimshitit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 2-të në Serinë A.sfddhTorino ka bërë befasinë duke mposhtur Atalantën me shifrat 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Reteguin në minutën e 26-të dhe shifrat u barazuan me Iliç në të 31-ën. Më pas vendasit kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Adams. Në fund bergamaskët patën mundësinë të barazonin shifrat, por Pasaliç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Dueli mes Fiorentinës dhe Venecia u mbyll në paqe me shifrat 0-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"