Postuar: Tetor 4, 2024 | 9:24
VIDEO/ Penalltia e akorduar vendosi ndeshjen, Jorgji dhe 5 arbitra shqiptarë shkruajnë historinë në Europë
Enea Jorgji ishte kryesori i ndeshjes së Ligës së Konferencës dje, mes Heidenheim dhe Olimpijas, që u humb nga këto të fundit 2-1. Ndeshje historike kjo për arbitrat shqiptarë, pasi e gjithë trupa e gjykimit te kjo ndeshje europiane ishte e përbërë prej tyre.
Enea Jorgji qëndronte kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentët e tij dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt. Në VAR ndodheshin Kreshnik Barjamaj si përgjegjës dhe Juxhin Xhaja në AVAR.
Ndeshja u vendos pikërisht me një penallti të akorduar nga Jorgji disa minuta para fundit. Luhej minuta e 83-të e ndeshjes në Gjermani, kur Vaner shënoi për 2 me 1 pasi gaboi fillimisht nga pika e bardhë.
Penalltia: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"