VIDEO/ Penalltia në minutat shtesë i kushtoi fitoren Partizanit, ish-gjyqtari i Superiores bën moviolën: Vendim i gabuar sipas rregullores!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2024 | 23:45

VIDEO/ Penalltia në minutat shtesë i kushtoi fitoren Partizanit, ish-gjyqtari i Superiores bën moviolën: Vendim i gabuar sipas rregullores!

Partizani është ndalur sot në barazimin 1-1 nga Teuta në një ndeshje me një fund dramatik.  Durrsakët ia dolën të barazonin vetëm në minutat shtesë me një penallti, e cila padyshim do të krijojë polemika.

bandicam 2024-11-04 19-54-26-696

Sipas ish-gjyqtarit të Superiores, Klajdi Kola, vendimi i marrë nga gjyqtari Albert Doda ishte i gabuar, edhe pse u mor pasi u ftua nga VAR-i për të rishikuar ato momente që kishte anashkaluar fillimisht.

“Fakti është që ka prekje me dorë të topit ndaj ndërhyn VAR-i për ta ftuar të shikojë pamjet dhe interpretuar më pas. Aksioni konsiston në devijimin e topit me gju nga ana e futbollistit të Partizanit. Pra futbollisti mbrojtës bën një lëvizje dinamike të trupit që devijon topin nga gjuri dhe nga gjuri shkon te dora.

Këtë pastaj duhet ta vendosë gjyqtari i fushës dhe sipas rregullores, nuk kemi penallti kur kemi devijim nga një pjesë e trupit dhe më pas topi prek dorën. Gjykoj që këtu është marrë vendimi i gabuar për penallti|”, tha Kola dukje bërë moviolën për RTSH.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"