VIDEO/ Plis me shqiponjën dykrenare dhe flamuri i Shqipërisë në dhomën e zhveshjes, shikoni festën speciale të Zhegrovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 23:49

VIDEO/ Plis me shqiponjën dykrenare dhe flamuri i Shqipërisë në dhomën e zhveshjes, shikoni festën speciale të Zhegrovës

Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1-3 të Lilës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen. Ylli shqiptar i Kosovës, shihen në duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare. 

zhgrovaaaa

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga klubi i Lilës në faqen zyrtare, në dhomat e zhveshjes shikohet edhe flamuri shqiptar, teksa edhe shokët e skuadrës së Zhegrovës nuk ngurojnë të bëjnë shqiponjën! 

zhegrovaaaa

Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela. Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.


View this post on Instagram

A post shared by LOSC (@losclive)

Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren Lilës.  

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Zhegrova fenomenal, ylli i Kosovës i shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"