VIDEO/ Policët anglezë bëhen për spital, tifozët e skuadrës së Muçit i vënë flakën Birmingemit
Tifozët e skuadrës së Legias së Varshavës nuk e kanë ndjekur sot në stadium sfidën e ekipit të tyre ndaj Aston Vilës. Shkak janë bërë trazirat që kanë shpërthyer para fillimit të ndeshjes të Ligës së Konferencës në Birmingem, ku kanë mbetur të plagosur të paktën 3 oficerë policie.
Mediat britanike kanë bërë të ditur se përveç tifozëve me bileta, para stadiumit janë paraqitur edhe rreth 1000 tifozë të tjerë polakë pa bileta, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë dyert e të hyjnë në impiant bashkë me bashkëkombësit e tyre.
This is why Legia Warsaw fans have been denied entry at Villa park this evening…. ?pic.twitter.com/YxO4G80jN0
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) November 30, 2023
Policia ka vendosur menjëherë kordonë sigurie dhe kjo ka bërë që në rrugët rreth stadiumit të shpërthejë një luftë e mirëfilltë mes palëve, pasi tifozët kanë gjuajtur policinë me sende të forta e fishekzjarrë, duke lënduar të paktën 3 oficerë.
West Midlands Police have confirmed ‘three officers have been injured amid disorder with Legia Warsaw fans outside Villa Park. They say they cannot let them in the ground and told the public to avoid Witton Lane’. pic.twitter.com/C5lFygpFwy
— Sky Sports Football (@SkyFootball) November 30, 2023
Në këto rrethana, policia vendase ka vendosur që të mos lejojë hyrjen e tifozëve udhëtues në impiant për të ndjekur ndeshjen e sotme në Ligën e Konferencës.
PANORAMASPORT.AL:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"