VIDEO/ Prengaj thyen mallkimin e Tiranës me barazimet, bardheblutë mundin Skënderbeun me përmbysje mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 20:57

VIDEO/ Prengaj thyen mallkimin e Tiranës me barazimet, bardheblutë mundin Skënderbeun me përmbysje mes tensionit

Tirana gjen fitoren e parë pas 6 barazimesh radhazi në kampionat dhe thyen mallkimin e këtij starti të sezonit. Por ka qenë një fitore e vuajtur kjo e bardhebluve në një sfidë përballë Skënderbeut ku i është dashur të përmbysë rezultatin në një ndeshje gabimesh.

bandicam 2024-09-29 20-31-33-637

Të tilla ishin ato para portës nga lojtarët bardheblu, që shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë. I tillë ishte edhe ai i Jorgjit, që nuk akordoi penallti për Skënderbeun, me VAR-in që korrigjoi gjithçka e me Rashicën që falënderoi duke shënuar nga pika e bardhë.

Gabime ishin edhe ato në pjesën e dytë të mbrojtjes së Skënderbeut, e cila në dy raste u përgjum në depërtimet e Prengajt i cili shënoi në mënyrë identike, për të siguruar përmbysjen për skuadrën e tij në një ndeshje e cila u mbyll mes tensionit të lojtarëve të dy skuadrave.

TIRANA-SKËNDERBEU 2-1
46′, 72′ Prengaj / 38′ (p) Rashica

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Tiranës.

90’+5’ Përplasje mes Bajroviç dhe Dumfur. Ka tension në fushë dhe gjithçka zgjidhet me kartonë  të verdhë për të dy lojtarët, ashtu si edhe Alian dhe Jonuzin. (VIDEO)

90’+4’ Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Krasniqi depërton në zonë dhe pas një kontakti rrëzohet, Jorgji lë lojën të vazhdojë. Më pas VAR shqyrton pamjet dhe kryesori bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

89’ Bajroviç nga e majta harkon në shtyllën e dytë, Gjumsi nuk ia del të devijojë drejt portës.

87’ Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë.

86’ Abah i lë vendin Isuf për zëvendësimin e fundit të Tiranës.

85’ Rashica i lë vendin në fushë Çuçkës në radhët e Skënderbeut.

85’ Rrëmujë në zonën e Tiranës pas goditjeve këndi radhazi të Skënderbeut, por mbrojtja largon rrezikun.

83’ Pas një harkimi në zonë., Rashica nuk ia del të gjuajë teksa pretendon se është tërhequr nga fanella nga Ismajli. Loja vazhdon dhe VAR konfirmon vendimin e fushës. VAR-i ka vlerësuar Rashicën në pozicion jashtë loje në atë moment. (VIDEO)

78’ Doka dhe Krasniqi marrin vendin e Vangjelit dhe Janaqit në radhët e Skënderbeut.

72’ GOOOL TIRANA! Prengaj nga e majta niset me shpejtësi drejt zonës dhe me një gjuajtje me të djathtën mposht Alian. (VIDEO)

70’ Zharmuni i dëmtuar del nga fusha duke i bërë vendin Bajroviç.

68’ Top në thellësi për Nikajn, këtë herë Selmani kontrollon sferën.

68’ Kola pason mbrapa për Selmanin i cili hutohet dhe thuajse lejon topin të shkonte në rrjetë. AI ndal në kohë topin para se të kalonte plotësisht vijën fatale të portës. (VIDEO)

60’ Aksion i shkëlqyer i Rashicës nga e majta, ai shmang dy mbrojtës dhe gjuan, por Selmani me këmbë shpëton portën e tij nga një gol i sigurt. (VIDEO)

56’ Vaskez i lë vendin në fushë Dumfur në radhët e Skënderbeut.

52’ Harkim i Gjumsit nga e djathta, Zharmuni me kokë kalon topin mbi traversë. (VIDEO)

46’ GOOOL TIRANA! Prengaj merr topin nga e majta dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Alian. (VIDEO)

46’ Gjumsi dhe Ndreca hyjnë në vend të Haxhiut dhe Micit në radhët e Tiranës. Ndërkohë, Pecani merr vendin e Juri Merlim te Skënderbeu.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Skënderbeut.

45’+3’ Harkime radhazi në zonën e Skënderbeut, bardheblutë pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë, por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

45’+2’ Abah ul topin në zonë, Prençi largon rrezikun.

45’+1’ Tirana sulmon me shumë forca, por nuk ia del të gjejë më hapësira para portierit Alia për të tentuar portën.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Selmanit. (VIDEO)

43’ Soler i dëmtuar i lë vendin në fushë Metës në radhët e Tiranës.

38’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica shënon me penallti. (VIDEO)

34’-37’ Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta.  Enea Jorgji i tregon kartonin e verdhë për simulim sulmuesit, por më pas ai ftohet të shohë pamjet me VAR për një kontakt me Haxhiun. Kryesori sheh pamjet në ekran dhe në fund ndryshon mendimin duke dhënë penallti e hequr kartonin e verdhë. (VIDEO)

29’ Aksion i shpejtë i Prengës nga e majta, me Alian i cili devijon gjuajtjen e tij. Sfera shkon te Abah në krahun tjetër, por edhe ai gjen përgjigjen e portierit para se Prengaj të gjente rrjetën e jashtme me tentativën e radhës. (VIDEO)

26’ Juri nxjerr Bismark të vetëm para portës, gjuajtja e sulmuesit është tërësisht e gabuar. (VIDEO)

18’ Haxhiu niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, ndërhyrje vendimtare e Vangjelit i cili shpëton skuadrën e tij. (VIDEO)

12’ Ismajli nga e majta nis një harkim perfekt për Haxhiun në shtyllën e dytë, por anësori i djathtë i Tiranës nuk ka shënjestrën e duhur për të mposhtur Alian. (VIDEO)

7’ Tirana sulmon nga ana tjetër me devijimin e Zharmuni që ndalet nga Vaskez.

6’ Harkim nga e djathta në zonën e Tiranës, Juri nuk ia del të gjuajë pas një kontakti me Soler.

4’ Jonuzi nis topin mirë në të djathtën për Haxhiun i cili gjuan fluturimthi por nuk gjen portën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Frangaj, Abah, Zharmuni.
Trajneri: Bledi Shkëmbi

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Gërço, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-09-29 at 6.29.13 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"