VIDEO/ Prestige i pafat në finale, një autogol në shtesë i dorëzon titullin Kastriotëve
Një autogol në kohët shtesë ka qenë ai që ka vendosur ndeshjen finale të Sunday League mes Prestige MFC dhe Kastriotët. Këta të fundit janë shpallur kampionë të këtij edicioni të futbollit 9×9, duke triumfuar në ndeshjen e fundit me një diferencë minimale .
Në një duel shumë të luftuar mes dy skuadrave, rastet për të dy palët nuk kanë munduar, por me portierët që ishin të vëmendshëm duke bllokuar çdo tentativë në katërkëndorin e tyre. Kjo bëri që minutat e kohës së rregullt të mbylleshin pa rrjeta të tundura e që fituesi të kërkonte kohët shtesë.
Aty, pavëmendja e parë e portierit Cara i kushtoi shtrenjtë Prestige. Portieri nuk ia doli të kontrollonte një harkim nga e djathta duke i rrëshqitur topi që më pas shkoi në rrjetë. Ky ishte edhe goli i cili vendosi fatin e ndeshjes, pasi ekipi i Kastirotët u kthye në mbrojtje duke rezistuar pa pësuar deri në vërshëllimën përfundimtare, për të bërë të tijin titullin kampion.
Prestige MFC-Kastriotët 0-1
60’+6′ (ag) Cara
PANORAMASPORT.AL