VIDEO/ Provë force e Atalantës, u kthehet fitoreve me Gjimshitin në fushë. Titullarë edhe Ramadani me Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 17:18

VIDEO/ Provë force e Atalantës, u kthehet fitoreve me Gjimshitin në fushë. Titullarë edhe Ramadani me Berishën

Ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë dhuruar rezultate shumë interesante, duke filluar nga barazimi 1-1 i Xhenoas me Romën.

asdsadsasfdsfdf

Edhe pse verdhekuqtë shënuan të parët me anë të ukrainasit Dovbik, vendasit ia dolën të barazonin rezultatin me De Vinter në minutën e 6 shtesë të takimit.

Ndërkohë, Atalanta dha një provë force duke u kthyer te fitoret në shtëpi pasi triumfoi 3-2 përballë Atalantës me Berat Gjimshitin në fushën e lojës nga minuta e parë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë të sfidës ku golat e Retegui, De Ketelare dhe Lukman për vendasit bënë të pavlefshëm ato të Martinez Kuarta dhe Ken të miqve.

Sfida mes Torinos dhe Leçes u mbyll me rezultatin 0-0. Duhet theksuar se në radhët e Leçes në këtë sfidë ishte titullar jo vetëm Ylber Ramadani, por edhe Medon Berisha.

Xhenoa-Roma 1-1

Torino-Lecce 0-0

Atalanta-Fiorentina 3-2

GOLI I MARTINEZ KUARTA (VIDEO)

GOLI I RETEGUI (VIDEO)

GOLI I KEN (VIDEO)

GOLI I DE KETELARE (VIDEO)

GOLI I LUKMAN (VIDEO)

sdffdsfsdfsdfsfsdfsdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"