VIDEO/ Rei Manaj kërcen në ujë me të dashurën mbi supe, Mirlind Daku nuk ndal talljet me sulmuesin: Come to…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 21:03

VIDEO/ Rei Manaj kërcen në ujë me të dashurën mbi supe, Mirlind Daku nuk ndal talljet me sulmuesin: Come to…

Rei Manaj ka kaluar disa ditë pushime në Itali me miqtë dhe të dashurën e tij para se të kthehet në Turqi për t’iu bashkuar fillimisht Sivaspor në fazë përgatitore e më pas për të zgjidhur dilemat rreth të ardhmes.

 

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, sulmuesi shfaqet duke u relaksuar mbi një varkë, por edhe duke u zhytur në ujë teksa mban të dashurën e tij mbi supe.


View this post on Instagram

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

Postim i cili nuk i është shmangur batutave nga Mirlind Daku, me të cilin Manaj ka krijuar një lidhje mjaft të ngushtë gjatë grumbullimit të Euro 2024.

“Come to Sivasspor”,ishte batuta e Dakut për Manajn, referuar klubit nga i cili ky i fundit do të largohet së shpejti. Një batutë të cilës Manaj iu përgjigj po me humor. “Come to Cagliari:”, shkruante ai, duke kujtuar zërat e fundit që kanë dalë për transferimin e futbollistit tjetër të Kombëtares në Serinë A.

sdffdssdfsdffdsfdssdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"