VIDEO / Rilindja përjashton portierin, klubi kosovar dyshon se ka trukuar ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 16:42

VIDEO / Rilindja përjashton portierin, klubi kosovar dyshon se ka trukuar ndeshjen

Një situatë e pazakontë është regjistruar në ligën e dytë në futbollit kosovare, teksa klubi KF Rilindja 1974, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se kanë përjashtuar portierin Armend Ruxhi.

kjgkjgjhgl

Arsye për këtë vendim të marrë është fakti se klubi dyshon se Ruxhi ka trukuar ndeshjen kundër Drenicës. Përmes këtij njoftimi ata i kanë bërë thirrje FFKsë që të hapin hetim në lidhje me rastin, ndërsa Ruxhi do të mbetet i suspenduar deri në një afat të pacaktuar.

“Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të videoincizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës Kosovare të Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit. Në medie janë publikuar edhe pamjet e golave të pësuar nga portieri Armend Ruxhi i klubit Rilindja 1974 në ligën e dytë në Kosovë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"