Postuar: Shtator 23, 2024 | 21:14
VIDEO/ Rrebesh mbi stadiumin e Seria A, shtyhet starti i ndeshjes ku luan kapiteni i Kombëtares
Ndeshja mes Atalantës dhe Komos është shtyrë për shkak të një stuhie rrebeshi. Sfida në “Gewiss Stadium” të Bergamos, e vlefshme për Seria A, supozohej të niste në 20:45.
Reshjet nuk kanë pushtuar vetëm fushën, por dhe shkallët e stadiumit. Kanë kaluar 40 minuta nga orari zyrtar, kur duhet të fillonte gjithçka, teksa mbetet për t’u parë nëse do të krijohen kushtet për t’u zhvilluar ky takim i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit.
Titullar është projektuar dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është pikë kyçe në repartin difensiv, teksa u vendos të qëndrojë dhe pse ofertat për t’u larguar nuk munguan gjatë verës.
Situata në “Gewiss Stadium”:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"