VIDEO/ Rumani-Kosovë mbyllet me telashe pas një ore pezullim! “Dardanët” dominojnë por braktisin ndeshjen pas thirrjeve anti-shqiptare
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën C në Ligë e Kombeve, është mbyllur në mënyrë të pazakontë. Sfida teknikisht është mbyllur me rezultatin 0-0, pas një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht nga “Dardanët”. Por këta të fundit nuk ishin në fushë për vërshëllimën përfundimtare.
Në minutën e 5-të shtesë të takimit, kapiteni Amir Rrahmani i komunikoi gjyqtarit tërheqjen nga fusha e lojës të ekipit dhe bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve shkuan në dhomat e zhveshjeve, si pasojë e thirrjeve anti-shqiptare dhe “Serbi, Serbi” që vinin nga tribunat.
Negociatat për kthimin në fushë vazhduan për rreth një orë, por lojtarët e Kosovës nuk ndryshuan mendje, duke bërë që gjyqtari të kthehej dhe të dekretonte mbylljen e sfidës pa “Dardanët” të pranishëm.
Kjo çështje tashmë kalon në dyert e UEFA-s, e cila duhet të marrë vendim për përfundimin teknik të sfidës e cila është zyrtarisht “e braktisur”.
RUMANI 0-0 KOSOVË
NGJARJET KRYESORE
23:50 – Gjyqtari danez sinjalizon mbylljen e ndeshjes me mungesën e lojtarëve kosovarë. (VIDEO)
23:50 – Gjyqtari del në fushë dhe flet me lojtarët rumunë që të heqin xhupat dhe të rreshtohen të gatshëm për rifillimin e ndeshjes, sipas rregullores.
23:42 – Gjyqtari flet në telefon me drejtues të UEFA-s rreth situatës së krijuar.
23:41 – Lojtarët e Rumanisë dalin dhe nisin të bëjnë nxemjen.
23:40 – Gjyqtari i jep ultimatum skuadrës së Kosovës për të dalë në fushë, përndryshe do ta mbyll ë ndeshjen.
Ora 23:30 – Disa nga tifozët e Rumanisë kanë filluar të largohen nga tribunat e stadiumit.
Ora 23:25 – Futbollistët e Rumanisë futen edhe ata në dhomat e zhveshjeve ndërsa pritet një vendim zyrtar nga UEFA.
Ora 23:22 – Raportohet se janë lojtarët e Kosovës ata të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në fushën e lojës.
Ora 23:17 – Vazhdon pritja në stadium me tifozët që nuk largohen, teksa lojtarët rumunë kanë mbetur në fushë.
Ora 23:11 – Trajneri Luçesku i kërkon gjyqtarit të katërt që të marrë vendimin për ndeshjen, pasi lojtarët e tij kanë mbetur në fushë. Por ky i fundit i ka shpjeguar që pret vendimin e UEFA-s.
Ora 23:06 – Trajneri i Rumanisë, Luçesku, komunikon me trajnerin e Kosovës, Franko Foda dhe pastaj me lojtarët e tij, duke i nxitur që të vazhdojnë të jenë të gatshëm nëse merret një vendim i kundërt. (VIDEO)
Ora 23:03 – Delegacioni kosovar i ka komunikuar UEFA-s që ekipi nuk do të kthehet në fushën e lojës. (VIDEO)
Ora 20:52 – Vetëm futbollistët e Rumanisë janë në fushën e lojës, teksa lojtarët e Kosovës dhe gjyqtari i ndeshjes janë në dhomat e zhveshjeve.
90’+10’ Edhe gjyqtarët hyjnë në dhomat e zhveshjeve.
90’+8’ Rrahmani udhëheq ekipin në dhomat e zhveshjeve, duke braktisur fushën e lojës. (VIDEO)
90’+5’ Lojtarët e Kosovës largohen nga fusha në shenjë proteste ndaj thirrjeve anti-shqiptare. (VIDEO)
90’+3’ Përplasje mes Amir Rrahmanit dhe Alibek, ka tension ë fushë e lojës mes lojtarëve dhe në fund janë Rrahmani e Dellova që përfundojnë të ndëshkuar me të verdhë, ashtu si Alibek.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
85’ Asllani provon të gjejë golin me një gjuajtje të fortë, topi kalon pak mbi traversën e portës rumune. (VIDEO)
82’ Bytyqi dhe Asllani marrin vendin e Muslijës dhe Jasharit.
79’ Vojvoda hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij me të djathtën në shtyllën e parë devijohet jashtë nga portieri Nica. (VIDEO)
73’ Bançu ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Berishës.
71’ Muriqi i lë vendin në fushë Albion Rrahmanit.
70’ Berisha gjuan nga distanca, por nuk gjen portën vendase.
67’ Provon edhe Muslija, por goditja është qendrore dhe Nica pret në pozicion.
64’ Jashari tenton nga e majta me një gjuajtje të lehtë që shkon në duart e portierit.
58′ Man ndëshkohet me karton të verdhë/.
55’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Burka i cili gjuan, por nuk gjen portën e Muriç. (VIDEO)
51’ Ndërhyrje e dyfishtë e Dellovës për të ndaluar një sulm të rrezikshëm të rumunëve në krahun e djathtë.
47’ Zhegrova harkon nga e djathta në zonë për Muslijan i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)
46’ Olaru merr vendin e Stançiu në fillimin e pjesës së dytë.
45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+2’ Jashari ndëshkohet me karton të verdhë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ M. Marin ndëshkohet me karton të verdhë.
41’ Stançiu i afrohet golit të parë për Rumaninë. Gjuajtja e tij në hyrje të zonës prek pjesën e sipërme të traversës dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
40’ Harkime radhazi në zonën e Rumanisë, mbrojtja dhe Nica shmangin rrezikun.
35’ Zhegrova provon nga jashtë zonës, portieri i vendasve pret në dy kohë jo pa vështirësi. (VIDEO)
29’ Rast i pabesueshëm për Kosovën pas një aksioni të Zhegrovës, i cili kalon portierin dhe gjuan por gjen përgjigjen e një mbrojtësi. Topi shkon te Muriqi i cili me portën bosh nuk arrin të mposhtë portierin Nica, i cili devijon jashtë. (VIDEO)
20’ Top në thellësi për Jasharin nga e majta, futbollisti i Kosovës nuk gjuan por tenton të pasojë për Muriqin, duke shpërdoruar një mundësi të artë. (VIDEO)
17’ Përsëri Jashari rrezikon portën Rumune, këtë herë është Nica i cili grushton. (VIDEO)
16’ Mundësia e parë e mirë e Kosovës, me një harkim nga e djathta që nuk gjen devijimin e duhur para Nica ndërsa më pas Jashari fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)
14’ Man mundohet të hyjë në qendër të zonës me një driblim të shpejtë, por topi largohet nga prapavija e “Dardanëve”.
8’ Pas një harkim në zonë, Muriç fiton faull pas përplasjes me Dragushin.
6’ Hadërgjonaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
1′ Nis ndeshja në Bukuresht.
FORMACIONET ZYRTARE
Rumani-Kosovë
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"