VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij! I shënoi gol skuadrës së Naços dhe Obamejang, shikoni notën dhe statistikat e Mitajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 22:14

VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij! I shënoi gol skuadrës së Naços dhe Obamejang, shikoni notën dhe statistikat e Mitajt

Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, nxori në pah klasin e tij të jashtëzakonshëm në duelin ndaj Al Qadisijas të Obamejang dhe kapitenit Naço, duke realizuar golin e parë me fanellën e Al Itihad. 

MITAJ2

Një gol mjaft i bukur që nisi pas driblimeve të njëpasnjëshme të shqiptarit, i cili këmbënguli deri në fund, edhe pse ishte i rrethuar nga shumë kundërshtarë, teksa përfitoi edhe nga një gabim i mbrojtësve kundërshtarë, duke goditur saktë me të djathtën. 

Mitaj u hodh në fushë në minutën e 35-të të sfidë, ndërkohë që u vlerësua me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”. Vetëm Diabi dhe Kante morën më të lartë se shqiptari te Al Itihad në këtë përballje.  

WhatsApp Image 2024-10-19 at 22.13.36 (1)

Për sa i përket statistikave, Mitaj realizoi 40 nga 42 pasime të sakta, si dhe fitoi në total 6 duele me kundërshtarët.  

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"