VIDEO/ Sadiku e nis mirë kampionatin, gjen menjëherë golin me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 10:06

VIDEO/ Sadiku e nis mirë kampionatin, gjen menjëherë golin me skuadrën e re

I transferuar nga Mohun Bagan te Goa, mesa duket, aventura e re Armando Sadikut në kampionatin indian ka nisur në mënyrën më të mirë.

sadiku

Në dy ndeshjet e para, sulmuesi ka shënuar 2 herë, fillimisht ndaj Brisbane në fitoren 1-0, edhe pse ishte një takim miqësor dhe goli i dytë ka ardhur këtë të martë, në përballjen e parë të kampionatit. Sadikut ka gjetur rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë, por për fat të keq, në fraksionin e dytë, Jamshedpuri përmbysi rezultatin.

Ky është sezoni i dytë që sulmuesi i Kombëtares luan në Indi, pas aventurës me Mohun Baganin ku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola në total.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"