VIDEO/ Sfidë epike në “San Siro”, Interi dhe Juventusi e mbyllin 4-4 pas një ndeshje spektakolare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 19:53

VIDEO/ Sfidë epike në “San Siro”, Interi dhe Juventusi e mbyllin 4-4 pas një ndeshje spektakolare

Interi dhe Juventusi kanë dhuruar një spektakël të rrallë në “San Siro”, në duelin e mbyllur me shifrat 4-4 mes dy skuadrave që rivalizojnë për titullin kampion në Serinë A.

asdsadsadsadsddas

Sfida nisi e ndezur që në pjesën e parë, pasi Interi kaloi ne avantazh me penalltinë e ZIelinskit, por u përmbys nga golat e Vlahovicc dhe Ueah. Mkhitarian dhe penalltia e dytë e Zielinskit sollën përmbysjen zikaltër para fundit të pjesës së parë që u mbyll me shifrat 3-2.

Në fraksionin e dytë të lojës, Interi gjeti edhe golin e katërt me anë të Dumfirs dhe shpërdoroi disa mundësi për të pestin. Kur nuk shënon do ta pësosh dhe kjo u vërtetua më së miri pas morisë së rasteve të humbura, kur Jilldiz i futur nga pankina shënoi dy herë radhazi në portën e Zomër, për të vulosur një barazim spektakolar 4-4 mes dy skuadrave.

INTER-JUVENTUS 4-4
15′ (p), 37′ (p) Zielinski, 35′ Mkhitarian, 53′ Dumfris / 20′ Vlahoviç, 26′ Ueah, 72′, 82′ Jilldiz

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me barazimin 4-4.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Markus Turam largohet nga fusha për t’i bërë vend Taremit në radhët e Interit në minutat e fundit.

83’ MekKeni i lë vendin Kefren Turam te Juventusi.

82’ GOOOL JUVENTUSI! Pas një harkimi të Konseisaos nga e djathta, sfera shkon te Jilldiz i cili përsëri me diagonalen e tij mposht Zomer. (VIDEO)

79’ Harkim i bukur nga e djathta e sulmit të Juventusit, topi shkon në anën tjetër te Jilldiz i cili nuk gjen portën, pak hapa larg saj. (VIDEO)

78’ Seri tjetër zëvendësimesh me Mbangula dhe Gati të cilët marrin vendin e Vlahoviç dhe Danilo te Juventusi. Ndërsa Interi përgjigjet me Darmian në vend të Dimarko.

76’ Aksion i shpejtë i zikaltërve me Dimarkon, Turam më pas gjen Lautaro Martinez në qendër por gjuajtja e këtij të fundit fluturon mbi traversë. (VIDEO)

72’ GOOOL JUVENTUSI! Jilldiz merr topin në të majtën dhe hyn në zonë duke lëshuar një diagonale të pakapshme për Zomer. (VIDEO)

70’ Një goditje këndi e harkuar në zonë gjen Lautaro Martinez, por gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

68’ Barela nis një kundërsulm të shpejtë, por gabon gjithçka në fund duke gjuajtur vetë në vend që të pasonte për shokët e skuadrës.

66’ Barela tenton portën me një gjuajtje të fortë, sfera devijohet dhe detyron Di Gregorion të grushtojë mbi traversë.

64’ Dimarko tenton me një goditje dënimi, Di Gregorio shmang golin me grushtimin e tij.

63’ Jilldiz dhe Savona hyjnë në fushë për juventusin në vend të Ueah dhe Faxholit, Interi përgjigjet me Fratezi dhe Bisek në vend të Pavard dhe Zielinski.

61’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, sfera shkon te Kalulu i cili gjuan, por një tjetër devijim çon sferën jashtë katërkëndorit zikaltër. (VIDEO)

60’ Konseisao gjuan pas një aksioni tjetër në të djathtën. Sfera devijohet jashtë.

60’ Konseisao kthen një top nga e djathta për Vlahoviç në qendër, sulmuesi as nuk gjuan dhe as nuk pason për shokët e skuadrës. (VIDEO)

53′ GOOOL INTERI! Pas një goditje këndi, topi shkon te Dumfris i cili me një diagonale mposht përsëri Di Gregorion. (VIDEO)

49’ Sulm i shpejtë i Dimarkos nga e majta, futbollisti zikaltër lëshon një diagonale të fortë që devijohet nga Di Gregorio. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes ekipeve.

45’+2’ Mbyllet me shifrat 3-2 për Interin pjesa e parë.

45’+2’ Ueah tenton një gjuajtje me harkim nga e majta, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Aksion i Turam nga e djathta, pasimi i tij në qendër për Martinez devijohet jashtë nga mbrojtja bardhezi. (VIDEO)

37’ GOOOL INTERI! ZIelinski shënon përsëri me penallti. (VIDEO)

36’ Penallti për Interin, Kalulu rrëzon në zonë Truam dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

35’ GOOOL INTERI! Kombinim i shpejtë i Mkhitarian me Turam i cili i pason përsëri armenit. Gjuajtja e këtij të fundit kalon DI Gregorion. (VIDEO)

32’ Konseisao nga e djathta shmang një mbrojtës dhe gjuan drejt portës, Zomer këtë herë devijon në këndore. (VIDEO)

26’ GOOOL JUVENTUSI! Konseisao nga e djathta kalon me lehtësi mbrojtësit dhe pason për Ueah, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë në portën e Zomër. (VIDEO)

24’ Kabal provon me një gjuajtje diagonale nga distanca që nuk gjen katërkëndorin e portës. (VIDEO)

22’ Një goditje këndi e zikaltërve sjell panik në zonën e Juventusit pas disa gjuajtjeve radhazi drejt portës, por në fund aksioni bëhet i pavlefshëm për një faull ndaj Di Gregorio. (VIDEO)

20’ GOOOL JUVENTUSI! Aksion i shpejtë i bardhezinjve me MekKeni i cili tregohet altruist dhe pason për Vlahoviç. Serbi nuk mund të gabojë dhe çon topin pas krahëve të Zomer. (VIDEO)

15’ GOOOL INTER! Zielinski realizon nga pika e bardhë. (VIDEO)

14’ Penallti për Interin! Pas një topi nga e djathta në zonë, Danilo gabon gjithçka duke shkelmuar Turam në vend të topit dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. (VIDEO)

10’ Dominim i plotë në lojë Interit, i cili kontrollon minuta e parë.

6’ Dumfris nis një top të mirë nga e djathta, Lautaro Martinez nuk ia le të devijojë para portës.

1’ Nis dueli në ”San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Zomer, Pavard, De Vraj, Bastoni, Dumfris, Barela, Zielinski, Mkhitarjan, Dimarko, Turam, Martínez.
Trajner: Simone Inzagi

JUVENTUS: Di Gregorio, Kabal, Kalulu, Danilo, Kambiaso, Lokateli, MekKeni, Konseisao, Faxholi, Ueah, Vlahoviç.
Trajner: Tiago Mota

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"