VIDEO/ Shan “ik q**” tifozin, Mançini pranë shkarkimit nga Arabia Saudite që e mbuloi me para për të braktisur Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 20:35

VIDEO/ Shan “ik q**” tifozin, Mançini pranë shkarkimit nga Arabia Saudite që e mbuloi me para për të braktisur Italinë

Roberto Mançini tronditi Italinë teksa u largua në mënyrë të papritur nga drejtimi i përfaqësueses, duke zgjedhur të nënshkruante për Arabinë Saudite që i ofroi një rrogë marramendëse prej 18 milionë eurosh.

asdsasdsasadsadasdas

Por tani tekniku italian rrezikon shkarkimin si pasojë e rezultateve të dobëta, por edhe të fyerjeve që lëshoi ndaj tifozëve sauditë, pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij, barazimit pa gola përballë Bahrejnit.

Vetëm një fitore në grupin kualifikues të Botërorit, ka bërë që kritikat në Arabinë Saudite ndaj tij të shtohen dhe tifozët të shpërthejnë në thirrje kundër trajnerit. Këtë herë, tekniku italian nuk ia doli t’i rezistonte tundimit dhe iu kthye me një “ik q**” një tifozi në tribunë, duke sjellë një stuhi komentesh kundër tij.

Mediat saudite raportojnë se drejtuesit e federatës do të diskutojnë në ditët në vijim nëse duhet të vazhdojnë me trajnerin, pasi në momentin aktual, nën drejtimin e Mançinit, ata nuk shohin Arabinë Saudite në rrugën e duhur drejt kualifikimit në Botëror.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"