VIDEO/ Shënojnë Vinicius dhe Mbape, Reali u falet penalltive për të mundur Sociedadin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 22:58

VIDEO/ Shënojnë Vinicius dhe Mbape, Reali u falet penalltive për të mundur Sociedadin

Real Madrid ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin spanjoll, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Real Sociedad për të bërë hapa të rëndësishëm drejt kreut të renditjes së kampionatit.

asdsadasdasdasdasdasdas

Në një ndeshje shumë të luftuar në “Anoeta”, të dy skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por asnjë nuk dukej në gjendje që të gjente rrugën e rrjetës.

Madrilenët ia dolën të gjenin golin e avantazhit në minutën e 58 të sfidës, pas një penalltie të transformuar saktësisht nga Vinicius i cili mbetet zgjedhje e parë për skuadrën e Ançelotit për goditje të tilla. Në minutën e 75-të, te pika e bardhë u shfaq edhe Mbape, i cili ekzekutoi një penallti të dytë për skuadrën e tij, duke dyfishuar shifrat që rezistuan deri në fund.

Kështu, Reali mori tre pikë që e çuan në kuotën e 11 pikëve në kampionat, duke iu afruar kreut që mbahet nga Barcelona me 12 të tilla. .

GOLI I VINICIUS (VIDEO)

GOLI I MBAPE (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"