VIDEO/ Shkëlqeu tek Egnatia, mesfushori kampion gjen golin e parë me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 20:57

VIDEO/ Shkëlqeu tek Egnatia, mesfushori kampion gjen golin e parë me skuadrën e re

Ish-mesfushori i Egnatias, Fernando Medeiros, e ka bërë “sefte” me skuadrën e Sumqajit në elitën e futbollit azerbajxhanas. 28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Sabah Baku, ku skuadra e Fernandos, u mposht me rezultatin 3-1. 

bandicam 2024-08-25 20-51-19-319

Ishte braziliani ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka. Vlen të theksohet fakti se Fernando ishte një nga lojtarët më të spikatur të Egnatias sezonin e shkuar, teksa arriti të fitonte edhe titullin kampion.  

GOLI I FERNANDOS: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"