VIDEO/ Shkroi historinë në Xhiron e Italisë, çiklisti përfundon në spital për shkak të shampanjës
Biniam Girmai sot shkroi emrin e tij në historinë e Xhiros së Italisë, një prej garave më prestigjioze të çiklizmit botëror. Ai u bë garuesi i parë nga Eritrea që fitonte një etapë në këtë garë çiklistike, pasi triumfoi në etapën e 10 të saj.
Por gëzimi i çiklistit nuk zgjati shumë, pasi festa e tij u kthye në telash, duke e detyruar që të shkonte në spital.
Pasi u ngjit në podium, ai mori tufën e luleve dhe shishen e shampanjës, ndërsa u ul për të hapur shishen. Tapa kërceu më shpejt se sa e mendonte ai dhe e goditi direkt në sy, me çiklistin i cili më pas festoi me syrin e mbyllur dhe mes dhimbjeve të dukshme.
Sapo u ul nga podiumi, ai raportohet se u ka dhënë drejtuesve të skuadrës se nuk shihte më asgjë me syrin e majtë dhe kështu është transportuar me urgjencë në spital, duke lënë në mes festimet për një etapë që e futi në historinë e Xhiros së Italisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"