VIDEO/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Sparta e Pragës, Krasniqi gjen rrugën e rrjetës në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 20:24

VIDEO/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” te Sparta e Pragës, Krasniqi gjen rrugën e rrjetës në kampionat

Sparta Pragë nuk ka të ndalur as në kampionat, teksa ka mposhtur kësaj radhe Ceske Budejovicen në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Chance Liga në Çeki me rezultat 0-2.

460961920_1054686149998011_5165805134114756411_n-780x439

Golin i dytë në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 55-të. Shqiptari i Kosovës, shënoi një gol nga brenda zonës, që është i dyti në këtë kampionat për të.

Vlen të theksohet fakti se Krasniqi dhe Rrahmani u aktivizuan titullarë, ndërsa Tuçi u hodh nga stoli në minutën e 65-të. Për sa i përket Qazim Laçi, ai nuk u preferua, duke u la të pushonte nga trajneri. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"