VIDEO/ Silvinjo vrapoi në fushë menjëherë pas fundit të ndeshjes, ja cilin lojtar ukrainas shkoi të përqafonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 23:49

VIDEO/ Silvinjo vrapoi në fushë menjëherë pas fundit të ndeshjes, ja cilin lojtar ukrainas shkoi të përqafonte

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u pa të hynte në fushë menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të sfidës që Shqipëria fitoi ndaj Ukrainës.

bandicam 2024-09-07 22-57-37-733

Ai u përgëzua me futbollistët e tij dhe pjesëtarët e stafit, por nisi më pas të vraponte drejt lojtarëve ukrainas, pasi kërkonte të takonte një prej tyre pas kësaj sfide.

Lojtari në fjalë ishte Oleksandr Zinçenko, një futbollist i cili ka luajtur me të dy klubet pjesë e të cilëve ka qenë edhe vetë trajneri brazilian, Mançester Siti e Arsenal. Të dy me sa duket njihen pasi shkëmbyen një përqafim shumë miqësor në mesin e fushës.

SHIH VIDEON

Vetëm më pas tekniku i Kombëtares shqiptare iu bashkua festës së futbollistëve para tribunës së tifozëve kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"