VIDEO/ Situatë absurde në finalen e Kategorisë së Dytë, Vora dhe Elbasani injorojnë “Himnin e Flamurit”
Kategoria e Dytë në futbollin tonë cilësohet si futboll amator sipas përkufizimit të vetë FSHF-së. Por amatorizmi nuk justifikon kurrsesi gafën e rëndë që është kryer në finalen e kësaj kategorie, ët luajtur sot në “Air Albania” ku skuadrat e Vorës dhe Elbasanit kanë injoruar, me apo pa dashje, Himnin e Flamurit.
FSHF, për t’i dhënë më shumë rëndësi kësaj finaleje, e kishte zhvendosur në “Air Albania”, ku muajt e fundit nuk është luajtur futboll, në mënyrë që dy skuadrat të cilat kishin dominuar grupet përkatëse në kategori, të kishin skenën perfektë ku të tregonin vlerat e tyre.
Por ekipet e kanë filluar takimin në mënyrë të çuditshme. Të rreshtuar në mesin e fushës para startit të ndeshjes, ata nuk janë respektuar “Himnin e Flamurit” që po ushtonte në altoparlantët e impiantit kryeqytetas.
Të pamësuar me një gjë të tillë, ose ndoshta të painformuar për mënyrën se si duhej të vepronin, lojtarët prishën rreshtimin dhe shkuan drejt qendrës së fushës për të vazhduar lojën, pa u shqetësuar për të nderuar himnin tonë kombëtar, për të dhuruar një skenë shumë absurde.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"