VIDEO/ Skënderbeu u kthehet fitoreve, tre pikët në fushën e Bylisit zhytin në fund ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 23:39

VIDEO/ Skënderbeu u kthehet fitoreve, tre pikët në fushën e Bylisit zhytin në fund ballshiotët

Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në një transfertë të vështirë siç është ajo ndaj Bylisit i cili në fushën e vet zakonisht është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur.

bandicam 2024-10-20 15-37-03-736

Në fakt kështu ka qenë edhe sot, me të dy skuadrat të cilët kërkuan me ngulm golin sidomos në pjesën e parë të takimit, teksa në të dytën ritmi ra për shkak të faulleve të shumta dhe zëvendësimeve të shpeshta.

Por Rashica gjeti momentin e duhur për të goditur me një gjuajtje mjeshtërore pak minuta para fundit dhe pavarësisht tentativave të ballshiotëve të cilët gjuajtën edhe traversën, ai do të mbetej goli i vetëm i kësaj sfide.

Kësisoj, Skënderbeu merr tre pikë që e bashkojnë me grupin e skuadrave më lart, ndonëse mbetet në vendin e 8. Ndërsa Bylisi merr humbjen e pestë radhazi dhe zhytet edhe më shumë në fundin e klasifikimit.

BYLIS 0-1 SKËNDERBEU
81′ Rashica

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Skënderbeut.

90’+1’ Gjata ka mundësinë më të mirë për të shënuar pas një goditje dënimi, por pak hapa para portës fluturon topin jashtë. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Çuçka merr vendin e Balajt te Skënderbeu në minutat e fundit.

85’ Një harkim në qendër krijon panik para portierit Alia, me të sapofuturin Gjata i cili nuk arrin të devijojë pak hapa larg portës. (VIDEO)

84’ Gjata merr vendin e Kasajt te bylisi.

83’ Malumo ka mundësinë e artë të barazojë, teksa gjuan drejt portës në pozicion ballor, por sfera ndalet nga traversa. (VIDEO)

81’ GOOOL SKËNDERBEU! Krasniqi nis një top të gjatë për Rashicën i cili shmang mbrojtësin dhe nga e majta lëshon një gjuajtje të pakapshme që ndalet vetëm në rrjetë. (VIDEO)

78’ Shaqe merr vendin e Zenullarit i cili lë fushën për dëmtim.

74’ Është përsëri Sulovari nga e djathta i cili tenton vetë portën por pa gjetur katërkëndorin.

74’ Sulovari nis një krosim në qendër nga e majta, Dumfur me kokë largon topin.

73’ Një goditje dënimi nga e djathta e sulmit e Balajt harkohet në shtyllën e parë, por prapavija e Bylisit bën detyrën duke larguar rrezikun.

72’ Henrike dhe Sulovrari marrin vendin e  Trenit dhe Përgjonit.

64’ Krasniqi merr vendin e Juri Merlim në radhët e Skënderbeut.

61’ Ualison dhe Mahmuti lënë fushën e lojës për Markun dhe Malumon në radhët e Bylisit.

60’ Edhe Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Trenit.

57’ Përgjoni ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Dokës.

53’ Rashica nga e djathta pason në qendër, korçarët pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë të Uendel Neri. Por gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe VAR-i ia konfirmon. (VIDEO)

52’ Rashica tenton të ekzekutojë një goditje dënimi me skemë, ku topi pasohet në qendër të mbrojtjes ballshiote, Sfera largohet nga mbrojtja vendase.

51’ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës.

50’ Harkime radhazi në zonë nga një goditje dënimi dhe dy këndi në favor të Bylisit. Mbrojtja e Skënderbeut largon jo pa vështirësi.

48’ Pas një gabimi në largim të portierit Beqaj, sfera shkon te Bismark i vetëm para portës, por aksioni ndalohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë, asnjë lëvizje te të dy ekipet.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Rast fillimisht nga Skënderbeu dhe më pas Bylisi. Ndizet sfida në fund, ndërsa portierët kontrollojnë topin pa problem.

44′ Treni humbet një rast në zonë, pasi është Doka që spastron. Fillimisht sulmuesi i Bylisit u shkëput mirë, por mbrojtësi Doka u tregua më i vendosur në zonë. (VIDEO)

43′ Sërish pretendime për faull nga ana e vendasve. Vahzdon loja, teksa më pas Mahmuti i Bylisit shkakton ndërhyrje të gabuar.

40′ Ballshiotët kërkojnë faull të shkaktuar nga Rabiu ndaj Berkos. Nuk ka asgjë të akorduar nga Kreshnik Barjamaj. (VIDEO)

33′ Karton i verdhë për Zejnullarin nga Skënderbeu, i cili kreu faull taktik për të ndaluar aksionin e vendasve.

31′ Uendel fton Patrik Trenin në krahun e majtë të sulmit. Ky i fundit shërben për Ruçin, që nuk ia del të kontrollojë topin në zonën kundërshtare.

28′ Tjetër rast për Bylisin. Fillimisht largon portieri Alia. Gjithçka pastrohet nga zona e tij.

23′ Vendasit pranë avantazhit. Bylisi tenton golin, por goditja e Berkos pas një rrëmuje në zonë përfundon jashtë. (VIDEO)

21′ Patrik Treni provon nga goditja e dënimit. Topi përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)

15′ Bylis qarkullon topin. Mahmuti kroson por pa pasur rrezikshmëri.

13′ Krosim i Rashicës nga e majta dhe më pas nga Zejnullari, por topi përfundon në duart e portierit Beqja.

11′ Goditja e tretë nga këndi për Bylisin. Treni kroson ulët, Bismark kontrollon dhe tenton të nisë kundërsulm që po ashtu mbyllet.

4′ Balaj humb mundësinë e artë për të shënuar. Rashica hodhi topin në zonë, që përfundoi te Balaj. Ky i fundit hezitoi fillimisht për të goditur, më pas gjithçka humbi befasinë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në stadiumin “Adush Muçaj”.

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Beqaj, Karneiro, Mahmuti, Treni, Neri, Ruçi, Kasaj, Berko, Përgjoni, Abazaj, Ualison

Trajner: Nevil Dede

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Merlim, Rashica, Dumfur, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Bismark

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

ff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"