VIDEO/ Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës, por Sparta e Pragës mposhtet me 3 gola në shtëpi dhe humbet… kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 22:19

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës, por Sparta e Pragës mposhtet me 3 gola në shtëpi dhe humbet… kreun

Sparta e Pragës u mposht me rezultatin 2-3 në duelin ndaj Sigma Olomouc, ku në fushën e lojës zbritën 4 futbollistë shqiptarë. Qazim Laçi e nisi si titullar, ndërkohë që Tuci, Rrahmani dhe Krasniqi e nisën nga stoli, me këtë të fundin që shënoi golin e dytë për Spartën.  

KRASNIQI GOLI

Krasniqi gjeti rrugën e rrjetës në minutën 90+1 pas asistit të Rrahmanit, por goli i sulmuesit shqiptar të Kosovës, vlen sa për statistikë, pasi skuadra e tij nuk arriti të dilte me pikë nga ky duel.  

Kjo ishte humbja e parë në këtë sezon për Spartën e Pragës, që humbi edhe vendin e parë, me kampionat që kryesohet nga Slavia e Pragës, që ka pikë të barabarta, por me 1 ndeshje me pak për t’u luajtur.  

GOLI I ERMAL KRASNIQIT: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"