VIDEO/ Supergol i Jasir Asanit, sulmuesi tund rrjetën për herë të parë në këtë sezon në Korenë e Jugut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 23:15

VIDEO/ Supergol i Jasir Asanit, sulmuesi tund rrjetën për herë të parë në këtë sezon në Korenë e Jugut

Jasir Asani i është kthyer përsëri golave dhe si zakonisht ata janë spektakolarë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhuruar me golin e tij sot fitoren skuadrës së Guangju në kampionatin e  Koresë së Jugut.

bandicam 2024-08-09 14-22-32-705

Futbollisti shqiptar, i kthyer tashmë mes titullarëve dhe i aktivizuar rregullisht në radhët e skuadrës koreane, ka shënuar në minutën e 70 të ndeshjes në transfertë ndaj Jeonbuk, duke i dhënë ekipit një avantazh që më pas skuadra e ruajti deri në vërshëllimën përfundimtar për të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0.

Ky ishte goli i parë për sezonin i Asanit dhe ai e festoi si zakonisht me shqiponjë, para tifozëve të ekipit të tij, për të cilët sulmuesi shqiptar është kthyer në një idhull, edhe pse ka kontribuar pak në vitin e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin për kontratën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"