VIDEO/ Te Partizani nuk bëri asgjë, ish-lojtari i të kuqve shënon sërish golin e fitores dhe kthen besimin te tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2025 | 16:43

VIDEO/ Te Partizani nuk bëri asgjë, ish-lojtari i të kuqve shënon sërish golin e fitores dhe kthen besimin te tifozët

Bozo Mikuliç është kthyer në njeriun e momentit te skuadra e St. Xhonston në Skoci. Ish-mbrojtësi i Partizanit realizoi golin e vetëm të sfidës, për fitoren me rezultatin 0-1 në transfertën e St. Mirren.

bandicam 2025-02-02 16-36-57-880

Mikuliç dërgoi topin në rrjetë, kur luhej minuta e 71-të. Një top i mbetur në zonë, u shfrytëzua mjaft mirë nga shtatlarti që nuk gaboi.

28-vjeçari te Partizani rezultoi një dështim, ndërsa u afrua 1 vit më parë për të qëndruar deri në verë.

Mikuliç bëri të njëjtën gjë dhe në sfidën e kaluar, pasi goli i tij rezultoi i fitores. Kështu është rikthyer besimi te tifozët e St. Xhonston, që shpresojnë te mbijetesa.

Aktualisht skuadra e tyre renditet e fundit. Kujtojmë se Mikuliç është pjesë e St. Xhonston prej tetorit.

Goli i Mikuliç: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"