VIDEO/ Te Vora nuk mbajnë nervat pas barazimit në minutat e fundit, protesta të drejtuesve ndaj gjyqtarëve për vijën e VAR-it
Ndeshja mes Pogradecit dhe Vorës në Kategorinë e Parë, është mbyllur me barazimin 1-1, falë një goli në minutat e fundit të Beçkës për vendasit.
Një gol që ka lënë të pakënaqur drejtuesit e skuadrës që kryeson aktualisht kampionatin e Kategorisë së Parë. Drejtuesi i Vorës, Bazjon Tragaj, ka qenë i pakënaqur me gjyqtarët që kanë vendosur që goli në fjalë të cilësohej i rregullt.
Kështu, pas sfidës, ai ka shpërthyer në kritika dhe në akuza të rënda ndaj tyre duke aluduar se nuk kishin vendosur vijën e VAR-it në momentin e duhur dhe se duhej që goli i Beçkës të anulohej.
Këto protesta u dëgjuan qartë edhe në transmetimin pas ndeshjes të RTSH të intervistave të trajnerëve, kur ajo e Arjan Bellajt u ndërpre pikërisht nga ulërimat e drejtuesit të Vorës.
SHIH VIDEON
SHIH GOLIN
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"