VIDEO/ Telashe për Barcelonën, portieri Ter Shtegen dëmtohet rëndë dhe pritet të mungojë 9 muaj
Telashe për Barcelonën, pas triumfit 1-5 ndaj Vijarealit. Portieri Ter Shtegen, i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i skuadrës pësoi një dëmtim serioz gjatë fundit të pjesës së parë.
Ter Shtegen u pa në dhimbje të madhe menjëherë pas incidentit dhe u desh ndihma e personelit mjekësor për t’u larguar nga fusha.
Sipas informacioneve të para të Diario AS, zyrtarët e Barcelonës kanë frikë për portierin gjerman i cili rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse konfirmohet lëndimi atëherë mund të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj.
Bëhet me dije se portieri ka lënduar zonën e gjurit dhe është transportuar në spital menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë.
Do të duhet të pritet 24 orë në mënyrë që të marrim një pamje më të qartë të lëndimit të gjermanit dhe në kampin blaugranas do të shpresojnë që ai ka evituar më të keqen.
ÚLTIMA HORA 🚨🚨
GRAVE LESIÓN TER STEGEN 🏥
El portero podría tener dañado el tendón rotuliano de su rodilla derecha donde ya tuvo que ser operado ❤️🩹
El portero podría sufrir una rotura completa del tendón lo que indicaría la luxación de rótula. Serian más de 9 meses ❌ pic.twitter.com/78ov0w5Cef
— Ángel Villanueva (@angelfisiorehab) September 22, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"