VIDEO/ Tërbohet tenisti serb që urren Kosovën, godet e shkel raketat. Tifozët italianë e fyejnë dhe vërshëllejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 17:46

VIDEO/ Tërbohet tenisti serb që urren Kosovën, godet e shkel raketat. Tifozët italianë e fyejnë dhe vërshëllejnë

Novak Xhokoviç është një nga tenistët më të mëdhenj në histori dhe njihet si nacionalist serb, ku bindjet e tij kundër Kosovës tashmë janë publike. Ai ka 24 tituj Grand Slam, ka luajtur ndeshje të shumta epike, ka luftuar me Federerin dhe Nadalin, por edhe me tifozët, veten dhe trajnerët e tij. Ai shpesh ka shpërthime në të cilat thyen raketa, shan dhe fyen ekipin e tij. Një shembull të kësaj sjellje ai e demostroi në turneun Masters  në Torino.xhokovic

Pas tre orësh beteje të ashpër, tenisti serb mposhti danezin Holger Rune (7-6, 6-7, 6-3) në turneun e tetë më të mirëve. Me këtë fitore ai siguroi vendin e parë në renditjen e ATP-së deri në fund të vitit, por punoi shumë për të. Ishin tre orë të mundimshme të goditjes së topit dhe një vorbull emocionesh që kaluan tenistët.

Gjithë këtë Xhokoviç e mbajti nën kontroll deri në setin e tretë, kur përjetoi një ndërprerje mendore. Ai priste 2-0, por shpejt humbi avantazhin dhe u çmend. Ai erdhi në pankinë dhe filloi të shkelte raketat e tij. Njërin e ka shkelmuar dhe tjetrin e ka thyer përgjysmë.

Nuk u prit mirë nga publiku italian, të cilët e vërshëllyen, por atij nuk i interesonin fyerjet e tifozëve. Ai duhej të shfrynte diku zemërimin dhe zhgënjimet e tij dhe këtë e bëri te raketat. Të paktën këtë herë nuk na duhej ta shikonim atë të luftonte me spektatorët apo t’i bërtiste stafit të tij.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"