VIDEO/ Trajneri Kuman e zëvendësoi në pjesën e parë, shikoni si lojtari i Holandës shpërthen në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 23:58

VIDEO/ Trajneri Kuman e zëvendësoi në pjesën e parë, shikoni si lojtari i Holandës shpërthen në lot

Mesfushori i Holandës, Xhoi Verman, nuk i mbajti dot lotët, teksa u zëvendësua nga trajneri Kuman, në minutën e 35-të në duelin ndaj Austrisë.

verman

Për shkak të paraqitjes jo fortë dinjitoze, tekniku i tulipanëve, vendosi të largonte nga fusha pa u mbyllur pjesa e parë, mesfushorin 25-vjeçar që është pjesë e PSV-së, duke aktivizua Xavi Simons. 

Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Verman, i cili shpërtheu në lot teksa u ul në stolin e Holandës. Ky moment nuk u shpëtoi kamerave, teksa tashmë është bërë viral edhe në rrjetet sociale.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"