VIDEO/ Tre futbollistë dhe një zv.trajner, cilët janë shqiptarët që fituan titullin kampion në Greqi
Panathinaikos U-19 u shpall ditën e djeshme kampion në Greqi. Një sukses madhështor ky, që ka dhe pak aromë shqiptare. Plot 3 futbollistë titullarë dhe zv.trajneri Andrea Drenova, janë padyshim protagonistë absolutë te këtij triumfi mëse të merituar të ekipit grek, që ka ndërtuar një akademi model.
Vlonjati Andrea Drenova, është nja nga dirigjientët e këtij suksesi. Pa kontributin e jashtëzakonshëm të portierit Klidman Lilo, pa trurin e ekipit, Leandro Frroku dhe pa talentin Ervin Torra, Panathinaikosi nuk do mund të kishte arritur kurrsesi të fitonte kampionatin e të rinjve.
Një përfaqësim dinjitoz i brezit 2003, që me shumë gjasa do të jenë dhe e ardhmja e Kombëtaresh shqiptare.
Vlen të theksohet se si Frroku dhe Torra janë pjesë e Kombëtarevë të moshave të Shqipërisë. Frroku numëron 2 ndeshje me Kombëtaren U-19 ndërsa Torra është aktivizuar 5 ndeshje me 17-vjeçarët, ku ka shënuar edhe 1 gol.
Ndërsa për sa i përket Lilos, ai ende nuk është grumbulluar dhe pret një ftesë nga kuqezinjtë. Gjatë festës së organizuar nga klubi i Panathinaikosit, nuk ka munguar një fotot e të gjithë shqiptarëve së bashku, të cilët janë krenarë për origjinën dhe gjakun e tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"