VIDEO/ Tre gola dhe karton i kuq, Flamurtari mund rivalët për Superiore dhe shpëton pankinën e Çelës
Flamurtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion. Vlonjatët mposhtën me rezultatin 2-1 Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë së Parë.
Goli i parë u shënua nga Pjeshka në minutën e 27′ ndërsa në minutën e 45’+2′ Gaio u ndëshhkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Vorën.
Në të 76′ Antoni Bej dyfishoi shifrat për Flamurtarin. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Prenga shënoi golin e vetëm për ekipin e Mërgjyshit.
Por goli i tij nuk mjaftoi dhe vlonjatët triumfuan në shtëpi duke shpëtuar edhe pankinën e Emiljano Çelës.
FLAMURTARI 2-1 VORA
27′ D. Pjeshka, 76′ Antoni Bej/ 88′ Prenga
GOLI I PRENGËS (VIDEO)
GOLI I ANTONI BEJ (VIDEO)
KARTONI I KUQ I GAIOS (VIDEO)
GOLI I PJESHKËS (VIDEO)
LARGIMI I VUCAJT ME BARRELË (VIDEO)+(VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Teqja, Hasa, Imami, Ramadani, Deliaj, D. Pjeshka, Vucaj, Berisha, Di Stefano, De Olivera, P. Pjeshka
Trajneri: Emiliano Çela
VORA: Ruçi, Ismaili, Dalipi, Gjoni, Gaio, Meta, Tabaku, Peralta, Qardaku, Raboshta, Avdiu
Trajner: Artan Mërgjyshi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"