VIDEO/ Tre gola dhe një asist nga Kejn, Bajerni fiton me goleadë dhe mban kreun me pikë të plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 20:58

VIDEO/ Tre gola dhe një asist nga Kejn, Bajerni fiton me goleadë dhe mban kreun me pikë të plota

Bajern Mynih ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje në Bundesligë, duke mundur me shifrat 6-1 skuadrën e Holshtajn Kiel në duelin e sotëm me Herri Kejn si protagonist absolut të sfidës.

asddsaadsadsdsaadsads

Anglezi dha asist për avantazhin e Musiala që në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa më pas ishte autor i një tregolëshi në minutat 7, 43 dhe 91. Autogoli i Remberg si dhe goli i Olisë plotësuan shifrën e 6 rrjetave të tundura nga Bajerni, ndërsa Gigoviç në minutat e fundit shënoi golin e nderit për ekipin vendas.

Pas tre javëve të para, Bajern Mynih mbetet kësisoj skuadra e vetme me pikë të plota, duke marrë kryesimin në Bundesligë.

GOLI I MUSIALA (VIDEO)

GOLI I PARË I KEJN (VIDEO)

AUTOGOLI I REMBERG (VIDEO)

GOLI I DYTË I KEJN (VIDEO)

GOLI I OLISE (VIDEO)

GOLI GIGOVIÇ (VIDEO)

GOLI I TRETË I KEJN (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"