VIDEO/ Tripleta e parë në karrierë, Musiala dhuron spektakël! Kompani aktivizon edhe… Ibrahimoviçin shqiptar
Bajerni i Mynihut triumfoi me rezultatin 0-4 ndaj Maincit në transfertë në duelin e vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Kupës, ku protagonist abslut ishte talenti Musiala, ai ka realizuar një hat-trick, i pari në karrierë, në 45 minutat e para. Në 11 ndeshje deri më tani, Musiala ka shënuar 7gola, si dhe ka dhënë 4 asistime në të gjitha kompeticionet.
Golin tjetër të sfidës e realizoi Sane në minutën 45+1. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola. Vlen të theksohet fakti se në këtë sfidën pati minuta edhe për talentin me origjinë shqiptare Arijon Ibrahimoviç, i cili u aktivizua nga trajneri Vinsent Kompani në minutën e 77-të të sfidës duke zënë vendin e të dëmtuarit Dajer.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"