VIDEO/ Triumfi fantastik i Shpresave të Alban Bushit ndaj Zvicrës U-21, shikoni festën me tifozët shqiptarë në fundin e sfidë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 22:53

VIDEO/ Triumfi fantastik i Shpresave të Alban Bushit ndaj Zvicrës U-21, shikoni festën me tifozët shqiptarë në fundin e sfidë

Kombëtarja shqiptare U-21 regjistroi një fitore fantastike në transfertë ndaj Zvicrës me rezultatin 1-2. Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit nga kuqezinjtë që falë këtij triumfi rihapin garën për kualifikim në Europianin “Sllovaki 2025”. 

Shqiperia u21

Në Lozanë në stadiumin “Stade de la Tuilière”, lojtari që vulosi fitoren e madhe të Shqipërisë ishte Adrion Pajaziti, me dy supergolat e tij. 

Zvicra U-21 fitoi një 11-metërsh në mimutën e 85-të por portieri Klidman Lilo ishte i pakalueshëm dhe ndali goditjen e sulmuesit Nikolas Muci.  

Një fitore e madhe e kuqezinjve që shkojnë 13 pikë në Grupin E, po aq sa Finlanda dhe një pikë me pak se vendi i dytë që mbahet nga Zvicra. 

Në fund nuk mungoi as festa e kuqezinjve, me tifozët shqiptarë të cilët ishin të shumtë në numër në përkrahje të kuqezinjve.  

MOMENTI I FESTËS NË FUNDIN E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"