VIDEO/ “Trulloset” Barcelona, Osasuna i shënon 4 gola në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 23:02

VIDEO/ “Trulloset” Barcelona, Osasuna i shënon 4 gola në kampionat

Merr fund ecuria pozitive e Barcelonës në La Liga. Katalanasit e Hansi Flik, u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Osasuna me rezultatin 4-2, në duelin e vlefshëm për javën e tetë. Kjo ishte disfata e parë për kuqeblutë në këtë edicion. 

 osasuna 4-2

Vendasit arritën të “trullosnin” katalanasit që në pjesën e parë, duke shënuar 2 herë me Budimir dhe Zaragoza në minutat 18 dhe 28’. 

Pjesa e dytë nisi me një reagim të Barcelonës, ku Pau Viktor shkurtoi përkohësisht diferencën pas gafës së portierit.  

Vendasit nuk u ndalën me kaq teksa në minutën e 72 dhe 85 shënuan edhe 2 herë të tjera me Budimir dhe Bretones.  

Për të vulosur rezultatin në 4-2 mendoi Jamal në minutën e 89-të. Duelin e radhës Barcelona e luan sërish në transfertë, kësaj here ndaj Alavesh.  

FT

OSASUNA 4-2 BARCELONA

18′, 72′ (p) Budimir, 28′ Saragoza, 85′ Bretones / 53′ Pau Viktor, 89′ Jamal

GOLI I JAMAL (VIDEO)

GOLI I BRETONES (VIDEO) 

GOLI I DYTË I BUDIMIR (VIDEO) 

GOLI I PAU VIKTOR (VIDEO) 

GOLI I SARAGOZA (VIDEO) 

GOLI I BUDIMIRIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"