VIDEO/ Tund përsëri rrjetën në Serinë A pas dy vitesh e gjysmë, Berat Gjimshiti bën protagonistin me Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2025 | 19:06

VIDEO/ Tund përsëri rrjetën në Serinë A pas dy vitesh e gjysmë, Berat Gjimshiti bën protagonistin me Atalantën

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.

bandicam 2025-02-01 18-58-04-181

Mbrojtëss kuqezi gjeti golin me kokë në vijimin e një goditje nga këndi për skuadrën e Atalantës në duelin ndaj Torinos, kur shënohej minuta e 35-të e takimit. (VIDEO)

Ai nuk shënonte që nga maji i vitit 2022 me ekipin e tij në Serinë A, me dy sezone të kaluara në heshtje para portës.

Ky ishte goli i pestë i Gjimshitit në Serinë A, që kur i është bashkuar Atalantës për herë të parë në vitin 2016, ndërsa ka dhënë edhe 9 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"