VIDEO/ U bë legjendë me Realin, futbollisti që u kthye në peshkatar ndalohet nga policia për tregti të paligjshme
Aventurë e pakëndshme për Fabio Koentraon, i cili po përballet me drejtësinë në karrierën e tij të re si peshkatar. Ish-mbrojtësi, i cili u bë i njohur në vitet kur luante me Real Madrid me të cilin fitoi dy Liga Kampionesh, është nën hetim nga policia portugeze për shkak të tregtisë së paligjshme që kryente me kompanitë e tij në vendlindje.
Sipas AFP, autoritetet shëndetësore kanë bllokuar tre magazina të tregtimit të molusqeve duke i klasifikuar si Ilegale, ndërsa kanë sekuestruar 17 ton prodhime. Inspektorët kanë qenë dje të pranishëm në portin e Varzim në veri të Portugalisë, për të kryer bllokimin, duke gjetur në magazina 12 vaska të mbushura kryesisht me karavidhe dhe karkalec deti. Janë sekuestruar disa ton prodhime deti, për shkelje nga më të ndryshmet përfshirë mungesën e faturave e licencave për tregtimin e tyre.
Koentrao ishte kthyer në peshkatar në vitin 2021, pasi e mbylli me futbollin e luajtur. Ai kishte në pronësi tre anije peshimi dhe shtatë muaj më parë kishte marrë me qera magazinat, pasi synonte që të merrej edhe me komercializimin e prodhimeve të detit.
Fábio Coentrão foi apanhado com uma tonelada de marisco vivo ilegal, numa operação que decorreu na quinta-feira no porto de pesca da Póvoa de Varzim. Não quis falar à equipa da SIC e ameaçou destruir o equipamento de reportagem
Saiba mais: https://t.co/WTrQWCHMWm pic.twitter.com/SRJIAMuf4S
— Expresso (@expresso) January 16, 2025
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"