VIDEO/ Udineze fiton dhe ndjek Napolin kryesues, Ylber Ramadani me Leçen mbeten në “zonën e ftohtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 16:59

VIDEO/ Udineze fiton dhe ndjek Napolin kryesues, Ylber Ramadani me Leçen mbeten në “zonën e ftohtë”

 

Udineze ka fituar me rezultatin 1 me  0 përballë Leçes. Goli i shënuar në minutën e 75-të nga Zemura i dha 3 pikë vendasve, që tashmë renditen në vendin e dytë. Me 3 pikë më tepër ndodhet Napoli në krye të klasifikimit.

Ylber

Gjithsesi duhet thënë se skuadrat poshtë Udinezes, kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur dhe diferenca me vendin e 8 nuk i kalon 3 pikë.

Sezon mjaft zhgënjyes ndërkohë për Leçen. Ylber Ramadani u aktivizua titullar për t’u zëvendësuar më pas në minutën e 79-të. Aktualisht Leçe mban vendin e 18-të, që është pjesë e “zonës së ftohtë” të rënies nga Seria A.

Goli i Udinezes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"