VIDEO/ VAR, karton i kuq dhe gol me penallti, Egnatia mposht Skënderbeun dhe merr kreun e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 23:52

VIDEO/ VAR, karton i kuq dhe gol me penallti, Egnatia mposht Skënderbeun dhe merr kreun e tabelës

Egnatia ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0 në stadiumin “Arena Egnatia”.

WhatsApp Image 2024-12-08 at 14.37.49

Goli i Regi Lushkjes me penallti në fillimin e pjesës së dytë mjaftoi për 3 pikët te rrogozhinasit, që marrin kreun e tabelës me 30 pikë pas 17 javësh. Kujtojmë se Partizani ka ndeshje të prapambetur dhe ndjek me një pikë më pak.

VAR ishte vendimtar në këtë takim, pasi thirri kryesorin Lata për të rishikuar rastin e akorduar më pas 11-metërsh. Skënderbeu u detyrua më pas të luajë me një lojtar më pak, pasi Doka doli me karton të kuq në minutën e 60-të.

Korçarët mbajnë aktualisht vendin e parafundit me 14 pikë, një më shumë se Bylisi i vendit të fundit.

REZULTATI  PËRFUNDIMTAR

EGNATIA 1-0 SKËNDERBEU

50′ Lushkja (P)

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja. Egnatia fiton me rezultatin 1-0. 

90+4′ Rama dhe Ahmetaj marrin vendin e Fangajt dhe Ujkës.

90+2′ Karton i verdhë për Uotlain e Egnatias.

90+1′ Tek Egnatia pretendojnë tjetër penallti. Lata vazhdon lojën. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Tajo merr vendin e Bismark te Skënderbeu.

85′ Karton i verdhë për Bismark, që shkakton faull ndaj Alijev.

82′ Kasa dhe Uotlai marrin respektivisht vendin e Lushkjes dhe Zejnullait.

81’ Lushkja humbet rastin e artë për të shënuar golin që mund të mbyllte ndeshjen. Vaskez gabon pasi kërkon të pasojë te Alia, ndërsa Lushkjen e ndihmon terreni i rënduar. Më pas Alia e pengon nga goli i dytë. (VIDEO)

67′ Largohet Balaj dhe Frenklin, në lojë futen Henrik dhe Cucka.

62′ Largohet Janaqi, në lojë futet Vangjeli.

59′ -60′ Doka ndërhyn ndaj Ndrecës dhe Lata i nxjerr menjëherë të kuqin. (VIDEO)

50′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Nuk fal nga 11 metrat, Lushkja kalon në avantazh rrogozhinasit. (VIDEO)

48′ Egnatia kërkon penallti, Lata shkon te VAR dhe akordon 11-metërsh. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45’+1′ Lushkja harkon nga këndorja, por lojtarët që janë në zonë nuk arrijnë të përfitojnë. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Fangaj tenton të nxjerrë një top për Lushkja në zonë, por Dumfur ndërhyn në momentin e duhur. (VIDEO)

32′ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Rabiu.

26′ Lushkja gjuan me shpejtësi drejt portës, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

19′ Lushkja gjuan nga goditja e dënimit, topi ndalet nga muri mbrojtës. (VIDEO)

12′ Zenullari harkon drejt zonës, por topi shkon drejt e në duart e Dobjanit. (VIDEO)

3′ Aleksi vertikalizon për Jahajën, ky i fundit gjuan drejt portës, por Alian bën një pritje të mirë. (VIDEO)

2′ Frenklin ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ujkës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dobjani, Alijev, Veseli, Aleksi, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Jahaja, Xhemajli, Ujka, Fangaj

Trajner: Edlir Tetova

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Doka, Balaj, Janaqi, Zenullari, Frenklin, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

WhatsApp Image 2024-12-08 at 12.57.39

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"