VIDEO/ Vëllezërit Kapllanaj ndezin puro, Goldi Halili psherëtin “faleminderit Zot”. Shihni si u përjetua goli i tretë në Tirana-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2024 | 19:45

VIDEO/ Vëllezërit Kapllanaj ndezin puro, Goldi Halili psherëtin “faleminderit Zot”. Shihni si u përjetua goli i tretë në Tirana-Bylis

Fitorja e thellë e Tiranës ndaj Bylisit ka çliruar bardheblutë pas disa jave të tensionuara dhe kjo shihet më mirë nga reagimi në tribunë i pjesëtarëve të dy klubeve të pranishëm në “Niko Dovana” në ndeshjen që luhej pa praninë  e tifozëve për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës.

MixCollage-10-Nov-2024-07-45-PM-1601

Pas golit të tretë të shënuar sot nga Ismajli për bardheblutë, presidenti i bardhebluve Refik Halili dukej shumë i qetësuar duke diskutuar me një tjetër person në tribunë. Atë pranë ishin edhe drejtuesit e Bylisit, vëllezërit Kapllanaj, të cilët nisën të tymosnin puro në momente tensioni për ta pasi panë skuadrën e tyre të shpërbehej në fushë.

Pak më larg, gjendej edhe vajza e presidenti Halili, Goldi, e cila lëshoi një psherëtime lehtësimi: “Faleminderit Zot”, tha ajo duke çuar më pas supet.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"