VIDEO/ Vendosin dy gola spektakolarë, Reali likuidon Vijarealin dhe gjen triumfin e gjashtë në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 23:08

VIDEO/ Vendosin dy gola spektakolarë, Reali likuidon Vijarealin dhe gjen triumfin e gjashtë në La Liga

Reali i Madridit mposhti mbrëmjen e sotme Vijarealin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e nëntë të La Ligës. Dy supergolat e Valverdes dhe Vinicius Zhunior, i dhuruan 3 pikë të arta madrilenëve, të cilët festuan fitoren e gjashtë në kampionat. 

real madrid 2-0

Goli i parë u shënua në minutën e 14-të, me autor Valverden, i cili me një silurë nga distanca, mposhti portierin kundërshtar. Gol fantastik realizoi edhe Viniciuz Zhunior në minutën e 73-të, duke “vulosur” triumfin. 

Duelin e radhës skuadra e Ançelotit do e luajë në transfertë ndaj Selta Vigos. Me këtë triumf Reali ka barazuar me pikë Barcelonën, që ka një ndeshje më pak.  

GOLI I VALVERDES: VIDEO

GOLI I VINICIUS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"