VIDEO/ Vendosin golat e Maget dhe Kekos, Partizani triumfon në miqësoren ndaj Apolonisë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 21:01

VIDEO/ Vendosin golat e Maget dhe Kekos, Partizani triumfon në miqësoren ndaj Apolonisë 

Partizani mposhti me rezultatin 2-1 Apoloninë, në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme në “Arenën e Demave”. 

PARTIZANI

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Miqtë nga Fieri shënuan të parët me anë të Topit ndërkohë që Partizani arriti të barazonte me anë të Maget, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. 

Për golin e fitores mendoi sulmuesi Albers Keko, i cili në minutën 79-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke vulosur sfidës. Vlen të theksohet fakti se në këtë duel Partizani u drejtua nga Arbër Abilaliaj, i cili mori “timonin” e të kuqve pas largimit të Orges Shehit.  

DY GOLAT E SHËNUAR NË PJESËN E PARË: VIDEO 

GOLI I KEKOS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"