VIDEO/ Vora e nis me këmbën e mbarë, goli i Kasallës i dhuron 3 pikë ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 0:02

VIDEO/ Vora e nis me këmbën e mbarë, goli i Kasallës i dhuron 3 pikë ndaj Apolonisë

Vora e Arian Bellait e ka nisur me fitore këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë, duke mposhtur me rezultatin 1-0, Apoloninë. Ishte Ergis Kasalla ai që bëri heroin në përballjen e sotme, duke shënuar golin e fitores në minutën e 31-të. Futbollisti i cili iu bashkua vorakëve në këtë merkato vere, nga radhët e Korabit, arriti të bënte debutimin e duhur, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. 

 

bandicam 2024-08-24 16-55-57-661

Vlen të theksohet fakti se dueli ishte i luftuar deri në minutat e fundit, ndërkohë që të dy skuadrat goditën nga një traversë.  

FT: VORA-APOLONIA 1-0

Kasalla 31′

TRAVERSA E RUZGIS NGA MESFUSHA: VIDEO 

GOLI I KASALLËS: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE: 

VORA: Ruçi, Shehi, Imami, Ismaili, Geci, Tabaku, Idris, Aneni, Lika, Kasalla, Ruzgis. Trajner: A.Bellai. 

APOLONIA: Bushi, Asllanaj, Rajab, Shanaj, Repaj, Kofi, Hebeja, Ndubuisi, Musa, Trifoni, Umejiego. Trajner: A.Mërgjyshi 

GJYQTARË: E.Bastari (Tiranë), F.Kolleshi (Tiranë), R.Mersinasi (Durrës) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"