VIDEO/ Xhabrahimi bën heroin, Lushnja e Maganit triumfon ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2024 | 18:55

VIDEO/ Xhabrahimi bën heroin, Lushnja e Maganit triumfon ndaj Pogradecit

Lushnja siguroi 6 pikë të arta në duelin e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Lagunarët e Gugash Maganit, triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Xhabrahimi në minutën e 19-të, një gol që vendosi edhe fatet e sfidës. 

bandicam 2024-08-30 18-52-55-400

Pavarësisht përpjekevje, liqenorët e Samuel Nikajt, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë duel që rezultoi interesant. 

Java e dytë e Kategorisë së Parë, do të mbyllet ditën e diel me duelin Besa-Korabi, ndërkohë që nesër luhen 4 sfida të tjera interesante.  

 

FT: LUSHNJA – POGRADECI 1-0

Xhabrahimi 19′ 

GOLI I XHABRAHIMIT: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

LUSHNJA: Alimuçaj, Hida, Disha, Deliaj, Magani, Joti, Meta, Kamisoko, Vilfreid, Olola, Xhebrahimi. Trajner: G.Magani.

POGRADECI: Nikoloski, Karabatiç, Ivani, Pere, Kastrati, Pengu, Danlandi, Pius, Panadiç, Topllari, Peqini. Trajner. S.Nikaj.

WhatsApp Image 2024-08-30 at 16.12.45

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"