VIDEO/ Zhegrova i pandalshëm, ylli i Kosovës shkëlqen me dopietë në ndeshjen e kampionatit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 20:23

VIDEO/ Zhegrova i pandalshëm, ylli i Kosovës shkëlqen me dopietë në ndeshjen e kampionatit francez

Edon Zhegrova vazhdon të magjepsë me paraqitjet e tij në kampionatin francez, teksa ditën e sotme realizoi dopietë në barazimin 3-3 që skuadra e Lilës regjistroi ndaj Strasburgut. 

edoni-1-780x439

Ylli shqiptar i Kosovës, golin e parë personal e realizoi në minutën e 15-të, ndërkohë që në minutën e 27-të, kompletoi dopietën personale duke ngritur shifrat në 2-0. Gjithsesi skuadra e Lilës nuk arriti ta menaxhonte siç duhej këtë epërsi, duke bërë që në fund takimi të mbyllej me shifrat 3-3. 

Në fund të sfidës, Zhegrova u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"