VIDEO/ Zhgënjen Arsenali, “topçinjtë” e Artetës pësojnë humbjen e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 20:39

VIDEO/ Zhgënjen Arsenali, “topçinjtë” e Artetës pësojnë humbjen e parë në kampionat

Arsenali pësoi humbjen e parë në këtë sezon teksa u mposht nga Bërnemuth me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tetë në Premier Ligën angleze. 

 ARSENAL

“Topçinjtë” mbetën me 10 lojtarë në minutën e 30-të, teksa Saliba u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmetin e dytë të lojës, ishin vendasit ata që vendosën diktatin duke shënuar 2 herë në minutat 70-të dhe 79 me Kristie dhe Klajvert.  

Pas javës së tetë, Arsenali renditet në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa javën tjetër e pret një duel tepër special ndaj Liverpulit.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"