Vila-Simeu sërish jashtë, Teuta “e dënuar” për kthesën ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 9:43

Vila-Simeu sërish jashtë, Teuta “e dënuar” për kthesën ndaj Vllaznisë

Dy transfertat radhazi të Teutës në kampionat nisin sot në Shkodër. Një sfidë shumë e vështirë kjo për të besuarit e trajnerit Edi Martini, të cilët vijnë pas një serie rezultatesh jo të mira, që kanë ndikuar në pozicionin në renditje.teutaPara përballjes delikate me Vllazninë te Teuta ka pasur heshtje shtypi, madje trajneri Martini ka kërkuar që stërvitja e fundit të bëhet me dyer të mbyllura. Barazimi i fundit me Skënderbeun në Durrës la shije të keqe, por gjatë kësaj periudhe lojtarët janë motivuar për të bërë kthesën sot ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Teuta nuk po arrin dot gjejë stabilitet këtë sezon dhe në këtë drejtim është fokusuar më shumë puna e stafit. Në seancën e fundit stërvitore lojtarët kanë marrë udhëzime dhe këshilla për të përballuar një 90- minutësh që pritet të jetë mjaft intensiv.

MUNGESAT – Vështirësia e Teutës për ndeshjen e sotme në Shkodër shtohet edhe nga fakti se përsëri nuk do të jenë të gatshëm dy lojtarë me peshë të formacionit. Bëhet fjalë për Emiljano Vilën dhe mbrojtësin Simeu, të dy të dëmtuar që nga ndeshja me Bylisin në Ballsh dhe që nuk janë rikuperuar ende. Gjasat janë që trajneri Edi Martini të ndryshojë diçka sa i takon formacionit nga ndeshja e fundit me Skënderbeun.

Një rezultat i mundshëm pozitiv në “Loro Boriçi” do t’i vlente dyfish skuadrës durrsake, si në aspektin e pikëve, ashtu edhe në atë psikologjik, pasi më pas vjen një tjetër transfertë, ajo me Dinamon. Teuta ka lënë shumë pikë gjatë rrugës me disa barazime, apo humbje, ndaj dhe tani është e detyruar të sforcohet për t’u rikthyer në shinat e pretendimeve të saj për të qenë në “Final 4” në fund të kampionatit.

Kundër Vllaznisë, që e ka mundur edhe në “Niko Dovana”, nuk do ta ketë aspak të lehtë, por nuk ka asgjë për të humbur.

te

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"