Vinicius: Jemi të përzgjedhurit, po bëjmë çfarë historia na kërkon
Vinicius Zhunior ishte një nga lojtarët më të mirë të Realit të Madridit në finalen e Kupës Ndërkontinentale kundër Paçukës.Këtë e konfirmon dhe trofeu i lojtarit më të mirë të ndeshjes që mori në fund të takimit. Një ditë pas triumfit në “Lusail”, braziliani ka folur sërish për mediat duke treguar çelësin e suksesit të Realit dhe objektivat e klubit të bardhë në këtë sezon.
JAVA E SUKSESEVE – “Ka qenë një javë vërtet shumë e bukur dhe shumë e rëndësishme për mua. Kam fituar një trofe personal të rëndësishëm, sikurse kam fituar dhe një trofe të madh me ekipin. Por unë nuk jam i vetëm. Futbollistët e Realit të Madridit më ndihmojnë çdo ditë”.
“TOPI I ARTË” I MUNGUAR – “Reali i Madridit është skuadra më e mirë në botë. Shokët e mi më ndihmojnë dhe unë jam këtu për të luajtur për ta dhe për të dhënë gjithçka dhe për të mbrojtur fanellën më të rëndësishme në botë. Unë i jetoj ditët e mia shumë të qetë. Gjithmonë kam punuar shumë dhe gjithnjë bëj përpjekje për të qenë më i miri. Njerëzit që nuk më kanë votuar nuk do të ndryshojnë atë që unë mendoj dhe çfarë thonë kolegët e mi çdo ditë”.
FINALJA E INTERKONTINENTALES – “Nuk është surprizë që Reali fitoi një tjetër trofe. Është në ADN-n e këtij klub që të luftojë për gjithçka dhe të fitojë gjithçka. Ne gjithmonë duam të fitojmë çdo garë në të cilën marrim pjesë. Më këtë fitore kundër Paçukës kemi kurorëzuar veten si klubi më i mirë në botë. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu për një kohë të gjatë dhe t’i japim tituj këtij klubi”.
TE REALI, PËR HISTORI – “Unë mendoj se ky Real, kjo skuadër po shënon një epokë. Skuadra po bën atë që kërkon historia. Jo shumë lojtarë mund ta veshin këtë fanellë. Ne jemi të përzgjedhur zgjedhur dhe thjesht na duhet të bëjmë atë çfarë historia kërkon prej nesh. Nuk mund të them se kam fituar pak. Jo pak fituar jo pak, por kjo nuk është e gjitha, kjo nuk mjafton. ne do të vazhdojmë të garojmë gjithnjë për të fituar. Kjo skuadër e tillë është, kështu është ndërtuar”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"