“Viniciusin po e masakrojnë”, Ançeloti: Ky Real më i fortë se vjet, format me surpriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 14:06

“Viniciusin po e masakrojnë”, Ançeloti: Ky Real më i fortë se vjet, format me surpriza

Karlo Ançeloti beson se Reali i Madridit ka organikë më të mirë sesa vitin e kaluar dhe do të tentojë patjetër që të shkojë në fund të këtij kompeticioni për ta fituar. Numri një i “Galaktikëve” e konsideron Champions-in e ri shumë ndryshe nga ai i vjetri dhe ku ekipi duhet të bëjë gjithçka për të nderuar statusin e kampionit.2147554687.0VINICIUS- “Ai festoi në atë mënyrë sepse gjithmonë ka pasur kritika të shumta dhe ofendime. Është normale që edhe lojtari të mos jetë i kënaqur me këtë situatë. Ajo që ka ndodhur me Viniciusin gjatë këtyre viteve nuk ka qenë aspak e drejtë. Nuk duhet të merremi shumë me një lojtar të ri, por ndoshta edhe me sjelljen nëpër stadiume”.

RIKTHIMET- “Bellingham është mirë, ashtu si Tçuameni dhe Militao, i cili nuk është stërvitur. Militao ka nevojë për më shumë rikuperim dhe dua t’i jap ndonjë ditë më shumë. Do të jetë gati në 100%”.

FAVORITËT- “Ndryshon formati, por skuadrat favorite janë gjithmonë të njëjtat duke përfshirë edhe Realin e Madridit. Ka edhe skuadra të tjera patjetër. Ky Champions do të jetë një tjetër histori. Shpresoj që të përsërisim vitin e kaluar”.

PRITSHMËRITË- “Unë sigurisht që jam i karikuar në maksimum ashtu si në Champions-in e parë që kam luajtur. Edhe për mua është special, jo vetëm për klubin. E shoh veten shumë të qetë sepse çdo ditë ka probleme dhe duhen zgjidhur”.

BILANCI- “Mund të kishim ndonjë pikë më shumë në La Liga, por jemi aty ku duhet të ishim. Ne kemi fituar titullin e parë sezonal dhe tani sigurisht që do të kemi probleme sepse shumë lojtarë erdhën në 9 gusht. Po rritemi, por duhet të përmirësohemi”.

ORGANIKA– “Kemi humbur lojtarë të rëndësishëm si Naço dhe Kros, po ashtu edhe Jozelun. Por janë zëvendësuar me lojtarin më të mirë në botë dhe një nga më të mirët. Kemi organikë më të mirë sesa vitin e kaluar”.

KROS- “Tashmë është një temë e kaluar. Duhet të shohim përpara sepse lojtari nuk mund të zëvendësohet. Duhet të shohim ata që kemi në dispozicion ashtu siç kemi bërë me Krosin gjatë këtyre viteve”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"